I miratuar në përmbyllje të Parlamentit të Tretë Rural të Kosovës, të mbajtur më 15–17 tetor 2026, në Kampin e Inovacionit dhe Teknologjisë në Prizren, ku morën pjesë 60 delegatë nga e gjithë Kosova, si dhe mysafirë nga Finlanda, Maqedonia e Veriut, Kolumbia dhe Shqipëria.
Ne, përfaqësuesit e sektorit civil të zhvillimit rural dhe të komuniteteve rurale të Kosovës, e miratojmë këtë Manifest Rural të Kosovës për vitin 2026 si një deklaratë të përbashkët të aspiratave, përkushtimeve dhe kërkesave të komunitetit rural. Ky manifest mbështetet në takimet me banorët e komuniteteve rurale, në konsultimet me përfaqësuesit e organizatave të zhvillimit rural dhe në diskutimet e rekomandimet e grupeve punuese gjatë Parlamentit të Tretë Rural të Kosovës, të mbajtur më 15–17 tetor 2026.