Programi Zyrtar – Parlamenti i Parë Rural i Kosovës 2020

Parlamenti i Parë Rural në Kosovë (2020) përfaqëson një platformë avokuese, ndërtimi kapacitetesh dhe rrjetëzimi dedikuar zhvillimit rural. Parlamenti Rural – një përpjekje e përbashkët e Rrjetit të Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës, i përbërë nga organizata, aktivistë dhe grupe aktive, në bashkëpunim me partnerët – mbledh në një ngjarje unike pjesëmarrës vendorë dhe ndërkombëtarë.

Qëllimi kryesor i këtij instrumenti është të avokojë për zhvillimin rural në Kosovë dhe të sigurojë që agjenda rurale dhe prioritetet e saj të reflektohen në politikat lokale, rajonale dhe kombëtare.

Përfituesit kryesorë janë organizatat e shoqërisë civile, grupet joformale, komuniteti i biznesit, institucionet e qeverisjes qendrore dhe lokale, si dhe aktorë të tjerë publikë e privatë.

Dokumentet

Programi Zyrtar – Parlamenti Rural i Kosovës 2020

SQ PDF · 10 faqe · 1.2 MB
Shkarko

Programi Zyrtar – anglisht

EN PDF · 9 faqe · 1.2 MB
Shkarko

Mund t’ju interesojë

Shiko të gjitha
Njoftime
30 tetor 2026

Deklerata e palramentit të tretë Rural të Kosovës 2026

I miratuar në përmbyllje të Parlamentit të Tretë Rural të Kosovës, të mbajtur më 15–17 tetor 2026, në Kampin e Inovacionit dhe Teknologjisë në Prizren, ku morën pjesë 60 delegatë nga e gjithë Kosova, si dhe mysafirë nga Finlanda, Maqedonia e Veriut, Kolumbia dhe Shqipëria. Ne, përfaqësuesit e sektorit civil të zhvillimit rural dhe të komuniteteve rurale të Kosovës, e miratojmë këtë Manifest Rural të Kosovës për vitin 2026 si një deklaratë të përbashkët të aspiratave, përkushtimeve dhe kërkesave të komunitetit rural. Ky manifest mbështetet në takimet me banorët e komuniteteve rurale, në konsultimet me përfaqësuesit e organizatave të zhvillimit rural dhe në diskutimet e rekomandimet e grupeve punuese gjatë Parlamentit të Tretë Rural të Kosovës, të mbajtur më 15–17 tetor 2026.

Lexo më shumë 2
Njoftime
23 korrik 2026

Raporti Kombëtar – Kosovë

Konsultimi dhe dialogu pjesëmarrës me OSHC-të dhe palët e interesuara drejt forcimit të pozicionit të fermerëve në zinxhirin e vlerës.

Lexo më shumë 2